Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve për të filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.Abdixhiku thekson se LDK është gati, nga hapja e fushatës me 13 shtator në Prishtinë e deri tek dita e fitores më 12 tetor.
“Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
“Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit”
Abdixhiku thotë se duhet t’i jepet fund papërgjegjësisë dhe ti jepet vendit shpresa që meriton.“Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit” shkruan Abdixhiku.
Postimi i plotë:U mblodhëm sot me Kryetarët e Degëve për të nisur betejën tonë të madhe, zgjedhjet lokale.
Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.
Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.Le t’i japim fund papërgjegjësisë. Le t’i japim vendit tonë shpresën që meriton. Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit.
Zoti na bekoftë!Zoti e bekoftë Republikën tonë!














