Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në 15-vjetorin e themelimit të saj po flasin figura të këtij subjekti.
Fjalën në fillim e ka marrë Boiken Abazi, që është kryetar i degës së LVV’së në Shqipëri.
“LVV e humbi padrejtësisht, por përkohësisht pushtetin”, ka thënë Abazi.
Ndërkaq pjesëmarrësit në tubim kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve dhe kanë thirrur emrin e Albin Kurtit.