Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për media ka bërë të ditur që deri tani sipas këtij subjekti, procesi i votimit po shkon mbarë dhe pa vërejtje të theksuara.
Kjo parti, iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të angazhuar në këtë proces zgjedhor që të mbrojnë votën pa dallime për të gjithë qytetarët e vendit, njofton Klan Kosova.
Po ashtu AAK ka apeluar tek të gjithë që të raportojnë për parregullësitë eventuale.