Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar lejimin e organizimit të ekskursioneve të maturantëve.
Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës është pro mbajtjes së mbrëmjeve të maturës dhe ekskursioneve.
“Dje isha në kontakt me kryetarin e komunës së Suharekës i cili kishte pasur takim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme ku kanë diskutuar për çështjen e maturës. Të gjithë kemi qenë maturantë dhe të gjithë e dimë sesa shumë kemi qenë të entuziazmuar për mbrëmjen e maturës. Asociacioni i Komunave të Kosovës me kërkesë të kryetarëve të komunave është pro që të lejohen organizimet e mbrëmjeve të maturës dhe ekskursionet”, ka thënë ai.