Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot po diskutojnë për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë sot e kemi në lexim të parë projktligjin e luftës dhe se duke qenë anëtare për Komisionin e Arsimit , i kanë dhënë mbështetje të plotë.
“Vlerat e UÇK-së ishin ideali për liri dhe shtet që ne e gëzojmë sot. UÇK-ja dhe lufta e saj është një vlerë sublime që e fuqizon çdo ditë e më tepër shtetin tonë. Ky ligj nuk është për të bërë garë politike, as për poena politikë, por kërkon mbështetje unanime të të gjithë deputetëve të parlamentit të Republikës së Kosovës”.
Ajo tha se Grupi Parlamentar i AAK-së e përkrah në lexim të parë duke e ditur dhe duke qenë i vëmendshëm që leximi i parë deri në leximin e dytë kërkon amandamentim të neneve të caktuara, deputetët e AAK-së japin mbështetje dhe kërkojnë nga të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës që të kontribuojnë, e sidomos deputetët e që janë protagonistët e Luftës së UÇK-së, që ta pasurojnë më kontributin e tyre të çmueshëm të amandamentimit deri në leximin e dytë.
“Ne si grup parlamentari i AAK-së, është më e pakta që mund të bëjmë që institucionalisht ta mbrojmë luftën”.