Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka anuluar tenderin për vazhdimin e ndërtimit të Autostradës së Anamoravës.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja opozitare nga AAK, Time Kadriaj e cila ka thënë që Abdixhiku ka filluar ta “copëtojë” Kosovën.
Sipas Kadriajt është obligm ndaj 600.000 taksapaguesëve që Autostrada e Dukagjinit të fillojë pasi ministri Abdixhiku po planifikon vetëm zgjerimin e rrugës në Dukagjin, transmeton Ballkani.info.
“Anamorava dhe Dukagjini meritojnë trajtim të barabartë! Populli do ju mbajë përgjegjës nëse i bllokoni këto projekte kapitale”, Ka shkrua ndër tjerash Kadriaj.
Ajo ka shtuar poashtu që do të kërkojnë interpelancë për këtë.
Autostrada e Anomaravës ishte duke u ndërtuar, derisa ajo e Dukagjinit po planifikohej të nisje.
Postimi i plotë:
Abdixhiku ka filluar ta coptojë Kosovën në infrastrukturë. Pse?!
Autostrada e Dukagjinit është interes i Kosovës, është në shërbim të 600 mijë taksapaguesve e qytetarëve të barabartë të Kosovës.
Anamorava dhe Dukagjini meritojnë trajtim të barabartë! Populli do ju mbajë përgjegjës nëse i bllokoni këto projekte kapitale. Z. Abdixhiku jeni përgjegjës dhe kërkojmë përgjigjje nga Ju. Ne për këtë do të kërkojmë interpelancë!