Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, në një konferencë për media ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta anulojë vendimin lidhur me shtesat e pensioneve.
Isufi ka thënë se Qeveria duhet të gjejë një mënyrë tjetër që sipas tij të kursejë dhe jo t’i prekë kategoritë, siç tha ai më të rrezikuara në shoqëri.
“Po kërkojmë që kryeministri menjëherë ta anulojë vendimin për uljen e shtesave për pensionistë. Qeveria po vazhdon ta thellojë krizën në vend. Ka segmente tjera ku Qeveria mund të kursehet, sidomos në pjesën që dikur e ka quajtur luksoze, por jo te kategoritë e rrezikuara në shoqëri. Kemi vendosur që në 100 ditë Qeveria të jetë e kursyeR nga akuzat, por nga këto veprime po na detyron që të veprojmë. Është johumane dhe jonjerëzore, kjo çfarë ka ndodhur me vendimin e djeshëm. Të anulohet ky vendim”, tha Isufi.