Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Muharrem Nitaj nga AAK, tha se emërimi i anëtarit të tyre duhet të bëhet sa më shpejt.
“Jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve dhe AAK ende nuk është e përfaqësuar me anëtarin e vet në KQZ. Presidenti që do të duhej ta emëronte anëtarin nuk e ka bërë një gjë të tille dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje që ta kryejë këtë punë sa më shpejt që të mos mbetet vend vakant në KQZ”, tha ai. Sipas tij, është e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ.
“Ne jemi në fushatë dhe në kohën kur fushata po shkon e qetë vendi i anëtarit në KQZ, është totalisht e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ.
Nuk duam të mendojnë se kjo është një lojë politike. Në KEK është hapur një konkurs në KEK dhe në Trepçë, ju bëjë thirrje ministrive të linjave të mos bëjnë kalkulime të tilla. Jemi në një situatë bukur të qetë e cilësore është mirë që të ruhet kjo, partitë të mos bëjnë pazare. Ka informata për shpërndarjen e parave në zona të ndryshme, u bëjë thirrje partive të jenë korrekte”, tha ai.
Edhe Ahmet Isufi nga AAK, i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre.
“Ne kemi bërë kërkesën që anëtari i AAK të jetë në KQZ, Ibrahim Selmanaj dhe është kërkuar nga zyra e presidentit që ta dërgojmë nga një përfaqësues, gjë që e kemi bërë, pastaj ka dal që koalicionit PAN i takojnë vetëm dy. Kërkojmë sa më shpejt nga presidenti që ta dërgojë Ibrahim Selmanaj dhe ta emëroj, anëtarin e PDK e kanë dërguar pa konsultim paraprak”, tha ai.