• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A thu pse Irani nisi sulmin më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit?

02/10/2024 - 11:34:49
A thu pse Irani nisi sulmin më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit?

Irani e ka përshkruar sulmin e së martës si një përgjigje të kalibruar ndaj përshkallëzimeve të përsëritura nga Izraeli.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se sulmet me raketa ishin në përgjigje të vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantëve të tjerë, duke përfshirë liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16

Së bashku me Hamasin, i cili e sulmoi Izraelin më 7 tetor, Hezbollahu është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit – një aleancë e milicive islamike që përfshin Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin. Përfaqësuesit i japin Iranit thellësi strategjike kundër armiqve të tij.

Pas vrasjes së figurës më publike të Hamasit, pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit në korrik, bota priti të shihte se si do të përgjigjej Teherani, shkruan CNN.

Më pas erdhi vrasja e Nasrallah nga Izraeli, ndërsa e zgjeroi luftën me Hezbollahun në Liban.

Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim të zjarrtë drejtuar Iranit, duke thënë se Izraeli “po ndryshon ekuilibrin e fuqisë në rajon” dhe se “nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk do ta arrijë”.

Vrasja e Nasrallah ishte e nevojshme, tha ai, për t’i kthyer mijëra banorë në shtëpitë e tyre përgjatë kufirit me Libanin, të zhvendosur nga sulmet me raketa të Hezbollahut, dhe për ta parandaluar grupin që të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar prej kohësh se Irani dhe udhëheqja e lartë e Hezbollahut kanë dashur ta shmangin luftën e plotë me Izraelin.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
15
Next Post
Babai dhe djali tentojnë të vrasin dhëndrin në Pejë

Policia e Pejës i arrestoi 33 persona me urdhëresa të gjykatave

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi