• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

A mund të votohet qeveria e re para se Gjykata Kushtetuese të kthejë përgjigje?

01/05/2020 - 08:40:17
A mund të votohet qeveria e re para se Gjykata Kushtetuese të kthejë përgjigje?

Lëvizja Vetëvendosje gjatë së enjtes i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se presidenti po e shkel Kushtetutën pasi që ka dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër i qeverisë së re

HTML Image as link Qries
Gjatë së enjtes presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si mandatar për kryeministër në qeverinë e re.

Lexo më shumë

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24

Mirëpo menjëherë pas këtij vendimi të presidentit Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, duke pretenduar se i pari i vendit ka bërë shkelje me dekretimin e Hotit

Mirëpo njohësit e çështjeve politike në vend thonë se pavarësisht se a mund të vonohet apo jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria e re duhet të votohet.

Madje gjatë së enjtes u bë e ditur se seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re do të mbahet të shtunën.

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Kushtetuese vendimin e Thaçi, analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se LVV-ja nuk ka të drejtë ta bëj një gjë të tillë, pasi që dekreti i është dorëzuar vetëm Hotit.

“Dekreti i dorëzohet vetëm atij, nuk i dorëzohet Vetëvendosjes, dhe nuk ka nevojë hiq me u publiku. Dhe dekreti është një dokument ekskluziv, qysh thotë Gjykata në diskrecion të presidentit, i cili si i tillë nuk mundet edhe me u dërgua në Gjykatë kushtetuese, p.sh nga Vetëvendosja nuk mundet. Për mua Gjykata Kushtetuese njëherë ka vendos në vitin 2014 dhe ka shpjeguar çështjen dhe në atë vendim ajo cekë se presidenti e ka në diskrecion institucional që t’i jap mandatin secilës parti për të cilën ai është i bindur se i ka voto dhe kjo është e drejtë ekskluzive ligjore kushtetuese vetëm e presidentit e askujt tjetër dhe kjo e drejtë mund t’i mohohet presidentit vetëm me vendim të Gjykatës.”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu thotë se një parti nuk mund ta bllokojë formimin e qeverisë as ta dërgojë vendin në zgjedhje, por vetëm shumica parlamentare.

“Vetëvendosje nuk ka treguar se çka do të dorëzon në Gjykatë. A do ta dorëzojë letrën e presidentit, me të cilën ai ka thënë se VV-ja nuk e ka shfrytëzuar mandatin që ja ka dërguar. Apo që thotë se presidenti nuk ka të drejt me dekretua mandatar tjetër përveç Vetëvendosjes se VV-ja e ka të drejtën ekskluzive me qeverisë. Këto i ka shpjeguar me 2014 Gjykata dhe prandaj unë mendoj se nuk do të ketë lëndë në Gjykatë, që nuk do të ketë pezullim të vendimit dhe Kuvendi mundet me zgjedhë normalisht dhe Qeveria mundet me punua normalisht. Nëse eventualisht ka, është kur në rastin e Isa Mustafës pasi është zgjedhur Kryetar Kuvendi, ka pas ardhur vendimi. Por, në këtë rast nuk ka unë e shoh situatën të pastër dhe të çart nga ana kushtetuese dhe ligjore sepse nuk është ekskluzive e një partie me e blloku formimin e qeverisë as me çua vendin në zgjedhje, por është e shumicës parlamentare”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, analisti politik Valon Syla mendon se proceset për formimin e Qeverisë bëhen paralelisht me pritjen e përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese.

Derisa shton se mbajtjen e zgjedhjeve e përcakton vullneti politik i partive politike, dhe siç thotë ai, jo kushtetuta e Kosovës.

“Vetëvendosje po kërkon zgjedhje në qershor dhe rrjedhimisht po kërkon interpretim nga kushtetuesja për këtë qëllim. Por në esencë, mbajtjen e zgjedhjeve e përcakton vullneti politik i partive politike, dhe jo kushtetuta e Kosovës dhe këtu po pështjellët qëllimi me interpretim. Proceset për formimin e Qeverisë duhet të jetë paralelisht me pritjen e përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk besoj se në një situatë të tillë mund të vonohet më shumë se një javë”, thotë Syla.

Ai po ashtu Syla mendon se interpretimi i Kushtetueses pritet të jetë në favor të Qeverisë së Mandatarit 2, duke e pasur parasysh, se Albin Kurti dhe Vetëvendosje e kanë konsumuar mandatin.

“Kështu edhe është paramenduar nga LDK, që pyetjen për Kushtetuese, duhet ta dërgojnë ata që mendojnë që është shkelur kushtetuta, në këtë rast Vetëvendosje, e cila është e vetmja nga partitë që përsëri ka interpretim ndryshe. Kushtetuesja, është e nevojshme t’ia sqaroj këtë, edhe pse interpretimi i tyre pritet të jetë në favor të Qeverisë së Mandatarit 2, duke e pasur parasysh, se Albin Kurti dhe Vetëvendosje së pari e kanë konsumuar mandatin, dhe më pas e kanë konsumuar edhe mundësinë për nominimin e një mandatari të dytë dhe këto procedura të respektuara nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ti ketë përbazë edhe kjo gjykatë”, thotë ai.

Ndërkohë, përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

LDK tashmë ka arritur marrëveshje me AAK-në, Listën Serbe dhe Nismën Socialdemokrate, për formimin e qeverisë së re. Derisa pritet marrëveshja edhe me AKR-në.

Kujtojmë se Qeveria aktuale në detyrë e kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në Kuvend më 25 mars, ende pa i mbushur dy muaj të funksionimit të saj. Që atëherë, presidenti i Kosovës i ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.

Më 22 prill, presidenti Thaçi ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.

Share2TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
Lajme

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24
Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
15
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Next Post
Leposavicq: Gjendet i vdekur një person me  kallash e fishekë në trup

Spanja heq veton për Kosovën

Më të fundit

  • Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës
  • Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi