Deputetja e grupit parlamentar LVV, Mimoza Kusari-Lila thotë se në Kuvend nuk pati përplasje fizike të deputetëve.
Ajo thotë se pati ngritje të zërit nga Arben Gashi i cili filloi replikimin fillimisht me të e pastaj me deputetët tjerë.
“Perplasje per fjale, nuk ka pas konfilt fizik por vetëm ngritje e zanit, dhe grumbullim te deputeteve. U nxeh Arben Gashi dhe filloi me repliku me mua me za te naltë dhe deputeten Saranda Bogujevcin nuk e ka leju me folë në Kuvend, ka vazhdu me ngritje të tonit por përplasje fizike nuk ka pas as me deputetin Murati e as me tjerë. Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 15:00″, deklaroi Kusai-Lila për media.