Sot është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Por, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, pasi gjendet në Berlin
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës tani për lajmi.net është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.
“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti për lajmi.net.
Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.