Pas një aksioni mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë 400 kg kokainë janë sekuestruar në Lipjan.
E kjo nuk është hera e parë që në Kosovë futen sasi të tilla të drogës,
Kështu shprehet njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim
“Është e pa natyrshme të themi apo të besojmë se ky është rasti i parë apo i fundit, sepse nga praktikat e kaluara jemi të vetëdijshëm se trafikantët nuk fillojnë me një sasi të tillë për përpunimin e korridoreve”, ka deklaruar ai.
Albulena Haxhiu dhe ish deputetët e VV-së dalin sot para gjyqtarëve
Ai shpreson që droga e cila u kap nga Policia e Kosovës të mos jetë një kurth nga trafikantet e narkotikëve.
“Ne më shumë do të donim që ky rast mos të jetë si karrem për kalimin e ndonjë sasie më të madhe, sepse ka raste kur trafikantet përdorin truke të tilla, kur dekonspirojnë transportimin e një sasie për të kaluar sasi të tjera më të mëdha, apo thënë më mirë trafikantët magnetojnë institucionet e sigurisë me sasi më të vogla për deportimin e sasive të tjera më të mëdha”, tha ai për Infokus.
Përveç drogës Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe arme, llaptopë, drogë e denar.
“Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc. Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.