Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarë e politikanë shtetërorë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një tokë, trashëgimi nga familja, në vlerë 180 mijë euro, një shtëpi po ashtu të trashëguar nga familja në vlerë 80 mijë euro, gjersa Thaçi nuk ka paguar ende shumën totale për shtëpinë e tij të re.
Atij i kanë mbetur për ti paguar edhe 237 mijë euro.
Tek pasuritë e luajtshme figuron vetura a Audi Q3 e bashkëshortes së Thaçit, Lumnije Thaçi në vlerë prej 19 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë thuhet se kjo veturë është blerë nga shitja e veturës Audi Q5 dhe pjesa tjetër me kredi.
Vlen të theksohet se Thaçi nuk ka deklaruar veturë në emër të tij.
Para të gatshme në bankë, Thaçi ka deklaruar 1 mijë e 194 euro dhe shuma prej 2,141 euro në pronësi të bashkëshortes.
Bashkëshortja e tij ka një kredi pre 10 mijë euro.
Paga vjetore e presidentit është mbi 33 mijë euro, ndërkaq si para xhepi Thaçi ka deklaruar mbi 7 mijë euro. Bashkëshortja e tij nga puna në Universitet, pagën vjetore ka deklaruar shumën prej rreth 20 mijë euro.