Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka arritur në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Ai para gazetarëve foli për mungesën e vizave për kosovarët dhe premtimin e parealizuar të BE-së, derisa u pyet nëse në një rast të tillë kthimi kah Rusia dhe Kina është një mundësi për Kosovën.
“Natyrisht që jo. Ne asnjëherë nuk e kemi marrë as edhe një vaksinë të vetme nga Rusia ose Kina. BE-ja është fati jonë dhe Evropa është kontinenti jonë”, ka deklaruar ai./Klankosova.tv