Presidenti i vendit Hashim Thaçi u deklarua për mundësinë e intervistimin nga Gjykata Speciale.
I pyetur nga gazetarët se a do t’i përgjigjej ftesës së Speciales, nëse vjen një e tillë, ai tha se po.
“Natyrisht se do t’i përgjigjem. Është inkurajuese bashkëpunimi i institucioneve të vendit me dhomat e specializuara”.
“Nëse vjen ftesa natyrisht që do t’i përgjigjem. Të gjithë pra ligjit jemi të njëjtë, jemi të barabartë pavarësisht përgjegjësive shetërore”.
Këto komente Thaçi bëri në konferencën e funditviti për media, përderisa iu shmang pyetjes se a do të japë dorëheqje në rast të ftesës së Speciales për intervistim.