Dje kanë arritur në Kosovë edhe 106.470 doza të reja të vaksinave Pfizer.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se me ardhjen e vaksinave Pfizer, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.
“Kontingjenti i radhës me vaksinat e kontraktuara me Pfizer, ka mbërritur sot në Kosovë. Ditët në vijim, vaksinimi do të marrë një ritëm të ri, të përshpejtuar, për të vaksinuar të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare, të regjistruar në platformën eKosova.Këto dhe vaksinat që do të vijnë, do të jenë të mjaftueshme në arritjen e objektivit tonë për imunizimin e 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, thuhet në njoftimin e MSH-së.