Shpend Ahmeti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Indeksonline nëse partia e tij do të nënshkruajë sot koalicion parazgjedhor me AAK-në, ashtu siç është raportuar së fundi në media.
Numri një i Prishtinës e ka pranuar se PSD-ja ka qëndrime të përafruara me AAK-në e Ramush Haradinajt.
“Po, ne kemi një përafrim qëndrimesh me AAK-në. Sot kemi mbledhje në parti, ashtu siç pritet të ketë AAK-ja dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Varësisht prej rrethanave, mund të ketë takim sot edhe me Haradinajn” ka thënë Ahmeti.