Ndryshimet e orës ndodhin dy herë në vit si rezultat kohëzgjatjes se ditës…por kur do të ndodh ajo gjatë këtyre muajve të fundit të këtij viti? Në BE ishte marrë vendim më 2019 që ora mos të ndërrohet më, duke filluar nga viti 2021 – pra ky vit
Është vështirë të mbahet mend kur ora shkon para dhe kur pas, por duke ju falënderuar telefonëve dhe orëve digjitale, tanimë kjo punë për ne është më e lehtë. Orët ndryshojnë gjatë natës, kështu që ju mund të jeni duke fjetur kur kjo ndodh. Por kur do të shkojë një orë pas ora këtë vit?
Ora shkon pas një orë në tetor dhe para një orë në mars, në mënyrë që dita të përshtatet me kursin e saj natyror.
Në verë, kur ora shkon përpara një orë, ne zgjohemi më herët pasi që ka më shumë ditë.
Në dimër, ora shkon pas, duke na dhënë ne një orë më shumë në shtrat për shkak se ka më shumë errësirë
Data e ndryshimit të orës ndryshon çdo vit.
Ora gjithmonë shkon një orë para në të dielën e fundit të marsit.
Këtë vit, kjo i ra të dielën e 28 marsit.
Kur ora shkon përpara, kjo periudhë quhet Kohë Verore.
Kur kthehet ora një orë pas?
Ora gjithmonë kthehet një orë pas në tetor, afër festës së Halloween.
Këtë vit, e diela e fundit e tetorit është më 31 tetor, pra në festën e Halloween!
Kur ora kthehet pas, njihet me emrin “Koha dimërore” ndërsa në disa vende si “Greenwich Mean Time (GMT)”.
Më 2019, Komiteti për Transport i Europës votoi për t’i dhënë fund këtij ndryshimi në Bashkimin Europian dhe ndryshimet priteshin të futen në fuqi këtë vit.
Por, anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për këtë plan dhe gjërat kanë ndryshuar.
Pandemia dhe Brexit konsiderohen fajtorë për këtë vonim.
Shumë njerëz mendojnë se ndryshimi i orës është i pakuptimtë dhe i bën mëngjeset dhe mbrëmjet gjatë dimrit të rrezikshme, për shkak se ende është errësirë kur fëmijët shkojnë në shkollë apo punëtorët në punë dhe anasjelltas kur kthehën. /GazetaExpress/