• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

A do të ftohet Thaçi nga Gjykata Speciale

10/11/2019 - 17:04:02
A do të ftohet Thaçi  nga Gjykata Speciale

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash. Vetëm në muajin e fundit, të ftuar për intervistim janë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, por edhe përfaqësues politikë të Kosovës. nga krerët e UÇK’së, të fundit që janë ftuar nga Specialja janë Kadri Veseli e Ramiz Llavdrovci. E nga organizata e Veteranëve të Kosovës nuk po e përjashtojnë mundësinë që në Hagë të thirret edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një deklaratë dhënë Gazetës Express, është shprehur se ka gjasa që edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të thirret nga Specialja për intervistim.

Lexo më shumë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
9
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
18

“Përderisa Thaçi ka qenë pjesëtar i UÇK ‘së nuk është befasi edhe nëse thirret nga Gjykata. Derisa ka qenë në UÇK për askënd nuk ka përjashtim. Askush nuk mund të jetë i pamundshëm për me u thirre”, ka deklaruar Haradinaj.

E Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por zyrtari i veteranëve Nasim Haradinaj, i tha Expressit se ftesa të reja për interstim nga Specialja pritet që vijnë se shpejti për ish-luftëtarë të tjerë të UÇK’së.

“Ne kemi vendosur që t’i përcjellim këto gjëra. Për ne tash është e gjitha normale kjo çështje pasi që veç është aprovu kjo punë. Nuk na mbetet tash që të presim asgjë tjetër, pasiqë target janë krejt UÇK. Ka ftesa që janë duke ardhur çdo ditë. Dje, pardje janë lajmëruar emra të rinjë”, thotë Haradinaj.

Prokuroria Speciale, deri më tash, ka ftuar për intervistim dhjetëra persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës kanë qenë dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Të enjten, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është ftuar për intervistim.

Sidoqoftë, Prokuroria e Specializuar, deri më tash, ka intervistuar edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar, janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
9
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
18
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme

Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

May 17, 2025
9
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 17 në Kuvendin e Kosovës

May 17, 2025
6
Termokos bënë revolucionin zgjeron rrjetin për 38 mijë qytetarë me projektin Solar4Kosovo
Ekonomia

Termokos bënë revolucionin zgjeron rrjetin për 38 mijë qytetarë me projektin Solar4Kosovo

May 17, 2025
9
Next Post
Kurti: Shteti ynë ka nevojë për frymëzimin e tretë

Populli nuk ha bar z.Kurti!

Më të fundit

  • Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
  • Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë
  • Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi