Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se beson që së shpejti Kosova do shkojë zgjedhje.
I pari i AAK-së në këtë intervistë ka folur rreth mundësisë për koalicionin me VV-në, teksa ka shtuar se ai i ka vënë vijat e kuqe kryeministrit Kurti.
”Besoj që së shpejti do shkojme në zgjedhje”, tha Haradinaj, teksa shtoi se sjellja e Kurtit nuk është adekuate për qeverisje.
RTV21: A hyni në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?
Haradinaj: Jo
RTV21: E keni pasur ndonjë ofertë?
Haradinaj: Jo
RTV21: Do t’i pranoni ofertat?
Haradinaj: Jo
RTV21: Nuk e pranoni të filsni me zotin Kurtin?
Haradinaj: Jo
RTV21: I keni vënë vijat e kuqe?
Haradinaj: Po
RTV21: Përsonalisht Kurtit apo partisë?
Haradinaj: Në procese parazgjedhore ekziston mundësia e partneriteve mes partive, por jo për një qeveri Kurti, Aleanca s’do jetë asnjëhere pjesë e saj.