Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, thotë se qeverisë së re të udhëhequr nga LDK, pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe.
Ai thotë se kjo parti dihet hapur se UÇK-në e konsideron organizatë ‘terroriste’, andaj pyet a do ta lëshojnë këngën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës.
Postimi i tij:
Në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe. Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur, UÇK-në e konsideron organizatë terroriste.
Kam një pyetje: A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës?
Nderi i UÇK-së duhet mbrojtur në secilin rast, e jo vetëm në mënyrë selektive, sipas preferencave partiake. Apo jo?