Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të ofronte dorëheqje nga i pari i AAK-së për shkak të rezultatit të dobët të zgjedhjeve.
Ai thotë se nëse dorëheqja e tij do ta ndihmonte partinë atëherë ai menjëherë do të jepte dorëheqja nga pozita e të parit të AAK-së.
”Me ardhë puna pse jo… me qenë një analizë e jona e përbashkët që del se e ndihmojë Aleancën ashtu pse jo menjëherë”, ka deklaruar Haradinaj në Rtv21.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit AAK-ja është renditur e katërta, duke siguruar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit do të mbahet të hënën më 22 mars.