Një burrë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit është gjetur i vdekur në një rrugë afër shtëpisë së tij, dje në mëngjes, raporton Express.
Rastin në Polici e ka raportuar Qendra Kryesore e Mjëksisë Familjare në këtë komunë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.
“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Lajthishtë –Obiliq 15.12.2023-09:50. Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport.