Ky samit po mbahet në Tiranë dhe ka tubuar drejtues të lartë të shteteve e personalitete që kanë kontribuar e kontribojnë për të marrë vendime te rëndësishme për Ballkanin dhe paqen në rajonin tonë.
Në këtë Samit global është i ftuar e po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Gjatë kësaj veprimtarie në Pallatin e Kongreseve Zoti Haliti takoi shumë personalitete si Ambasadorin Kristofer Hill, ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, kryetarin e Parlamentit te Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ish Presidentin Moisiu ,sekretarin e Pergjithshëm të Federates Universale për paqe Robin Marsh etj.
Vlen të përmendet se Zoti Haliti është i vetmi kryetar i ftuar në këtë samit të Paqes.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2615797851799593&id=681477651898299