Policia e Kosovës është duke e vazhduar aksionin për kapjen e të dyshuarve të tjerë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë. T7 raportoi pak më herët se një prej grabitësve është vrarë.
Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron në Dragodan, atje ku po zhvillohet aksioni, prej ku ka dërguar fotografi.
Policia ende nuk i ka konfirmuar raportimet, vetëm ka thënë se do të dal me njoftim së shpejti.