Oda e Mjekëve ka shprehur ngushëllime për punëtoren shëndetësore që vdiq pasi u godit nga një makinë në rrugën “C”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
“Ndahet nga jeta Dr. Dashurije Gashi, specialist i Hematologjisë. Dr. Dashurije Gashi kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitin 2007. Ndërsa Specializimin për Hematologji e përfundoi në Klinikën e Hematologjisë, SHSKUK, në Prishtinë. Dr. Dashurije Gashi u shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Suharekë, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj”, thuhet në reagimin e tyre. /Express/