Policia e Kosovës ka ndaluar dje në Leposaviq dy serb dhe të njëjtit i ka intervistuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përqarjes ose mosdurimit kombëtar”.
Tek ta është gjetur dhe sekuestruar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ,, Z’’ ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER.
“Leposaviq 31.10.2023 – 13:10. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ,, Z’’ ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.