Kombinati “Trepça” ka njoftuar se minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërpre grevën dhe i janë rikthyer punës, shkruan Gazeta Express.
Nga kjo kompani kanë thënë se ky është një vendim i drejtë dhe i duhur nga minatorët dhe punëtorët e minierës së Kishnicës dhe Artanës.
“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim.