Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatim Leshan.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Express.
Në media u raportua se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.
Kurti njoftim për takimet në Greqi, përfshirë një me ekonomistin që ka fituar Nobelin
Read more