Ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 86 vjeçare. Ai ka qenë edhe ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ahtisaari kishte sëmundjen e Alzheimerit, raportojnë mediat finlandeze.
Ai ka qenë president gjatë viteve 1994-2000.
Ahtisaari ishte finlandezi i parë që e fitoi Çmimin Nobel për Paqen, në vitin 2008.
Ndërsa, në vitin 2021 u raportua se Ahtisaari kishte hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.