• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Isa Mustafa: Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit në Veri

14/10/2023 - 07:24:36
Isa Mustafa: LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin

Lufta e nisur të shtunën mes Izraelit dhe Hamasit ka zgjuar frikën e tërheqjes së vëmendjes së ndërkombëtarëve nga Ballkani Perëndimor. Diplomatë të SHBA’së, BE’së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ndryshuar agjendat – janë parë duke zbarkuar në vatrën e re të konfliktit. Ish- Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë për Express se Kosova duhet t’i thotë SHBA’së dhe BE’së se është gati për dialog, ndërsa Serbinë e quan luftënxitëse dhe agresive. Madje paralajmëron se Beogradi mund të përgatis edhe skenar si të Hamasit duke thënë se “tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës”.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa druan se Kosovës mund t’i troket në derë një tragjedi e ngjashme me situatën në Izrael. Mustafa ka thënë për Gazetën Express se Serbia ka politikë agresive dhe luftënxitëse ndaj Kosovës duke theksuar se ajo po bënë terror në territorin e Kosovës.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
17

“Situata në Izrael flet qartë për brishtësinë paqes dhe rrezikun permanent nga konfliktet e ngrira. Tani jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të përmasave të mëdha me shumë viktima të pafajshme izraelite e ditëve të fundit edhe palestineze. E gjithë kjo si mungesë e guximit dhe vullnetit për të përmbyllur paqen. Tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës, sepse terrori po ndodhë në territorin e saj, jo të Serbisë. As të miqve tanë europianë dhe amerikanë”, ka thënë ai.

Vendi është përballur me sulm terrorist më 24 shtator nga një grup i serbëve të armatosur. Kosova e ka quajtur akt agresioni nga Serbia derisa vendet perëndimore po i presin hetimet për të parë se kush qëndron prapa sulmit.

Zgjidhja e vetme ndaj kësaj politike të Serbisë, sipas ish-kryetarit të LDK-së, është bashkërendimi me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu thotë se duhet të ketë një përgjigje të qartë duke treguar gatishmëri për dialog.

“Është e qartë politika agresive dhe luftënxitëse e Serbisë ndaj vendit tonë. Por, përgjigjja jonë duhet të jetë e harmonizuar me SHBA dhe BE, përgjigje e paqes e gatishmërisë për dialog për një zgjidhje përfundimtare që garanton paqe të përhershme. Alternativë tjetër nuk shoh”, ka thënë tutje Mustafa për Express.

Disa fjalë ai pati edhe për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Çdo krekosje populiste, për veshët e militantëve dhe për vota, ka rrisqe të parikuperueshme për vendin tonë”, deklaroi Mustafa.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Rundi i fundit i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zhvilluar më 14 shtator, por nuk është raportuar për ndonjë përparim.

Kurti ka fajësuar ndërmjetësuesit evropianë për anshmëri – gjë që është konsideruar si “akuzë e pabazë” nga BE-ja.

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë të martën se dialogu duhet që të vazhdojë.

“Nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i kthehemi dialogut. BE-ja është lehtësues i dialogut, BE-ja është ndërmjetës i ndershëm, që ndihmon palët për të gjetur konsensusin. Të dyja palët duhet ta kuptojë këtë që dialogu duhet të vazhdojë dhe se ata duhet të angazhohen në një mënyrë kuptimplote duke provuar që të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar raportet. Sa i takon 24 shtatorit, presim rezultatet e plota të një hetimi të kompletuar për të pasë një pasqyrë të qartë se çka ndodhi dhe kush ishte prapa”, tha Stano. /Gazeta Express/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
17
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
16
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
43
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
13
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Ushtria izraelite për herë të parë i futë trupat tokësore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite për herë të parë i futë trupat tokësore në Rripin e Gazës

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi