Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Raskovë të komunës së Obiliqit.
Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën. Rastin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.