Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shembjen e dheut dje në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një vendpunishte.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 05.10.2023-11:50. Raportohet se në një vend punishte është shembur dheu dhe poshtë ka rënë një veture. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Express/