Serbia ende po përdor ambulancat për qëllime kriminale dhe terroriste. Mediat serbe raportuan se një autoambulancë është ndalur duke transportuar lëndë narkotike. Ambulanca dyshohet se i përket strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.
Përdorimi i autoambulancave për qëllime kriminale është bërë nga serbët vitin e kaluar në veri të Kosovës.
Organizata terroriste “Severna Brigada” kishte transportuar armë me autoambulanca për të sulmuar institucionet e Kosovës dhe paqeruajtësit e NATO-s.
Alarmin për këtë çështje e ka ngritur edhe deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo kishte thënë se nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen armë.
Sipas saj, armët janë transportuar me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse.
Kearns tha se edhe ushtarët e KFOR-it nga Britania ishin në dijeni të këtyre aktiviteteve kriminale të strukturave serbe në Kosovë.
“Qeveria është e vetëdijshme, se ka armë që po kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona u njoftuan për këtë dhe u përpoqën të merrnin leje për të shkuar dhe për t’i marrë, procesi i lejes zgjati shumë. Në kohën kur ata patën lejen – ndodhi e papritura – një ambulancë kishte shkuar tashmë në kishë dhe kishte nxjerrë përsëri të gjitha armët”, tha Kearns. /Thegeopost