Sipas raportit, në nivelin rajonal, Universiteti Haxhi Zeka është ranguar në vendin e 6-të në listën e përgjithshme të universiteteve të njohura Shqip-folëse dhe jo vetëm. Ky sukses tregon përmirësimin e qëndrueshëm të performancës së universitetit në krahasim me institucionet e tjera të arsimit të lartë
Terra Marketing ka zhvilluar një raport të detajuar për aktivitetin në mediat sociale dhe rezultatet e kërkimeve në Google për periudhën 01-05-2023 deri 31-05-2023.
Raporti përfshinë edhe Universitetin Haxhi Zeka duke treguar suksesin e tij të madh në këtë periudhë.
Universiteti Haxhi Zeka ka arritur një pozicion të lakmueshëm në listat e universiteteve të rangut të lartë.
Sipas raportit, në nivelin rajonal, Universiteti Haxhi Zeka është ranguar në vendin e 6-të në listën e përgjithshme të universiteteve të njohura Shqip-folëse dhe jo vetëm. Ky sukses tregon përmirësimin e qëndrueshëm të performancës së universitetit në krahasim me institucionet e tjera të arsimit të lartë.
Gjithashtu, në nivelin vendor, Universiteti Haxhi Zeka është pozicionuar në vendin e 4-të në Kosovë. Ky rezultat tregon përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të ofruar cilësi të lartë të arsimit dhe për të mbajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë në vend.
Në aspektin e universiteteve publike, Universiteti Haxhi Zeka ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u pozicionuar në vendin e 2-të pas Universitetit të Prishtinës.
Këto rezultate të shkëlqyera tregojnë se Universiteti Haxhi Zeka është duke ecur në rrugën e suksesit dhe duke u konsoliduar si një institucion me vlera arsimore në nivel rajonal dhe vendor. Suksesi i arritur në këtë periudhë është një mënyrë e përkryer për t’i dhënë vlerë punës së palodhshme të stafit akademik, administrativ dhe studentëve të universitetit.
Terra Marketing vazhdon të ndjekë dhe monitorojë aktivitetin e universiteteve në mediat sociale dhe në kërkimet në Google për të siguruar informacionin më të freskët dhe të saktë në fushën e arsimit të lartë.
Ky është linku për më shumë:
https://cdnj1.com/assets/1745071/inbox/1000234709571678318/Terra_PR_Reputation_AI_V.3.pdf