• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti e Osmani në “luftë” për Isufajn si Kryeprokuror

25/04/2023 - 15:30:05
Kurti e Osmani në “luftë” për Isufajn si Kryeprokuror

Blerim Isufaj s’do të mund të bëhet Kryeprokuror, ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti. Por vendimin për këtë pritet ta marrë Presidentja. Në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë arsyet pas së cilave Presidenca ka paralajmëruar se do të merret një vendim. Vendimi i mundshëm i Vjosa Osmanit për dekretimin e Isufajt mund ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së Kryeprokuorit, por vendimi për mosdekretim do ta niste atë edhe njëherë nga fillimi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u vu në qendër të sulmeve nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e partisë në pushtet pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, me urdhër të kësaj prokurorie.

Lexo më shumë

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
30
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
16

Isufaj ka mbi një vit që po pret një vendim nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo s’ka vendosur ende nëse do ta dekretojë ose jo Isufajn, i cili para një viti u votua unanimisht nga Këshilli Prokurorial për ta drejtuar institucionin më të lartë të ndjekjes në vend.

Por së fundmi është paralajmëruar një vendim nga Presidenca.

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin për Këshillin Prokurorial në fund të marsit, nga Presidenca kanë thënë se shefja e shtetit po pret përfundimin e procedurave tjera gjyqësore të kundërkandidatëve të Isufajt që ta marrë një vendim më në fund.

“Presidentja e ka sqaruar publikisht se duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë. Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Kurti foli në emër të Osmanit: Isufaj s’do të mund të bëhet Kryeprokuror

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pasi i etiketoi si kundërshtarë prokurorët, kryeministri Albin Kurti në një seancë të Kuvendit të enjten shprehu indinjatën e tij me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, nga ku tha se Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror.

“Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo pse jam unë. Jo pse jeni ju. Por sepse në këtë shtet ka edhe Republikë, edhe popull”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i quajti prokurorët “njerëz të cilët ende nuk janë pajtuar me rezultatin e 14 shkurtit 2021”.

Osmani pati thënë se s’e dekreton Isufajn

Presidentja Vjosa Osmani në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte thënë se e kishte njoftuar KPK-në që të mos presë dekretim nga ajo.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar dhe atë në takimin e fundit që kemi pasur me ta. Është absurde që të pritet të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës. Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji. E unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, pati thënë Osmani më 26 tetor 2022.

Së fundmi, presidentja Vjosa Osmani e ka akuzuar Këshillin Prokuorial për “presion të papranueshëm dhe të paligjshëm” mbi të, lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK më 5 prill ka kërkuar që Osmani ta dekretojë me urgjencë Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit, pasi janë bërë mbi një vit që kur propozimi i tyre po qëndron pa epilog në Presidencë.

Pas kësaj, Osmani ia ka dërguar një letër kryesuesit të KPK-së, Jetish Malokut.

“Shpreh kundërshtimin tim ndaj tendencës që përmes interpretimeve të shtrembëruara të vendimeve të gjykatave në lidhje me procedurën e zhvilluar në KPK, të tentohet të vihet në lajthitje opinioni publik dhe institucioni i Presidencës”, thuhet në letrën për të cilën ka raportuar Koha.

Aty Osmani ka shkruar se e kishte informuar KPK-në se do ta priste “shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore” që kandidatët që janë ankuar të marrin përgjigje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar ligjin për Këshillin Prokurorial, rrëzoi të paktën përkohësisht planin e Qeverisë për t’i ndërruar edhe prokurorët.

Ky ligj i përpiluar nga Qeveria ishte miratuar në Kuvend në qershor të vitit të kaluar dhe parashihte ndryshimin e përbërjes së KPK-së dhe nga kjo opozita ka supozuar se Osmani s’ka marrë ndonjë vendim duke e pritur pikërisht këtë gjë.

Por pas vendimit të Kushtetutesees, presidentja tani e ka parasysh se mosdekretimi i Isufajt do ta kthente procesin në pikën zero dhe se përbërja aktuale e KPK-së mund ta bëjë zgjedhjen e njëjtë dhe t’ia çojë sërish emrin e Isufajt në tavolinë.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës e votoi unanimisht Blerim Isufajn për ta pasuar Aleksandar Lumezin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Kur Lumezit i përfundoi mandati shtatëvjeçar, KPK e pati caktuar Besim Kelmendin ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në veçanti Gjermania, e kishin konsideruar befasuese, zhgënjyese dhe shqetësuese, mënyrën se si Këshilli Prokurorial e kishte zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Tri organizata joqeveritare: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL, i kishin kërkuar presidentes që të mos e dekretonte Isufajn, duke e konsideruar propozimin e KPK-së të papranueshëm.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
30
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
16
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
22
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
32
Ibrahimi: Lista Serbe po keqpërdor një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit
Lajme

Sot Lista Serbe, rikthehet në katër komunat veriore të Kosovës

December 5, 2025
26
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në Podujevë

December 3, 2025
13
Next Post
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

43-vjeçari gjuan me kallash në Artanë, i moshuari bie për toke

Më të fundit

  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
  • Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
  • Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi