Janë orët e para të hapjes së qendrave të votimit në veri të Kosovës dhe deri tani, dy pjestarë të komunitetit serb kanë votuar në një pike të votimit në Leposaviq.
Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.
“Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë..”, ka deklaruar Aliu.
Në këtë qendër, tregon Aliu, janë 4983 votues.
Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Materiali në këtë pike ka arritur rreth orës 6;30, mëngjesin e së dielës. /RTV Dukagjini/
*Fotografia ilustrim