Në mesin e shumë protestuesve në Hagë, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Ai me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Para pak minutash ka filluar gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së.