Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar se është intervistuar nga Prokurorët e Specializuar në Hagë, Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, shkruan Telegramisot.com
Përmes një komunikate, Qerkini ka shkruar se Lajçi është marrë në pyetje nga Prokurorët e Speciales me datë 17 tetor për dy orë.
“Marrë parasysh lajmin e publikuar në disa media elektronike se z. Driton Lajçi është marrë në pyetje nga ZPS për tre ditë me rradhë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik dëshiroj që në cilësinë e avokatit të z. Driton Lajçi, t’iu njoftoj se i njëjti është marrë në pyetje nga ZPS vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’rast Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.
Z. Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës. ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin Nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, shkruhet në komunikatë.
Express ka provuar që të kontaktojë sot gjatë ditës Lajçin, mirëpo, i njejti nuk ka qenë i casshëm përmes telefonit.