• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kelmendi i shkruan Hagës: Hetojeni Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

21/10/2019 - 15:16:28
Kelmendi i shkruan Hagës: Hetojeni Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ka kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.
Kelmendi ka shkruar në Facebook se rasti i zhdukjes së Behajdin Allaqit kishte ndodhur me datë 11 qershor 1998.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent.

Lexo më shumë

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
154
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
6

Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, shkruhet derisa, përmendet edhe Abedin Rexha.

“Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara”, shkruhet në letër.

Letra e plotë:

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,

edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, – i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, – kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.

Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), – nga maji 1998 deri në qershor 1999, – e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.
Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte.

Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.
Uroj të pranohet këto dy lutje – që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi

(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)
***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës:

Share8TweetSendShareSend

Related Posts

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak
Lajme

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
154
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Bota

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
6
“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
Lajme

“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”

June 19, 2025
15
Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
9
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
53
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
12
Next Post
Konfirmohet, Prokuroria në Hagë e ka intervistuar Driton Lajçin

Konfirmohet, Prokuroria në Hagë e ka intervistuar Driton Lajçin

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi