Mëngjesin e djeshëm, një burrë rreth moshës 30-vjeçare është gjetur i vdekur në Pejë. Ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Policia sot ka njoftuar se në dhomën e gjumit ku ai u gjet pa jetë, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë, një predhë e fishekut dhe një kuti me 40 fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar dje këtë vdekje, por nuk ka pranuar ta komentojë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje.
Gazeta Sinjali ka mësuar dje nga burime se personi në fjalë është vetëvrarë. Gjetjet e Policisë që tregohen në raportin 24-orësh, forcojnë dyshimin se ai i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar veten me armë zjarri.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për Policinë, rasti konsiderohet “hetim i vdekjes”.