Kryetari i Komisionit për Organizimin PDK-së në Mërgatë dhe deputeti Elmi Reçica, ka thënë se Vetëvendosja ka gjetur teren të hapur për disa vite në mërgatë, prandaj, ka thënë ai ka marrë shumicën e votave.
Kjo gjë do të ndryshojë sipas Reçicës, me mobilizimin e PDK-së në mërgatë.
“Nëse më 14 shkurt, i kanë fituar dikund 80% të votave të mërgatës sonë dhe nëse nga ajo betejë politike, pa oponencë politike… ajo betejë politike pa oponencë politikë. Mua ma kujton kohën e viteve të para ’90. Faktikisht, ata i kanë akuzuar njerëzit e PDK-së dhe të luftës. Nuk ka pasur asnjë parti politike që i ka kundërshtuar”, ka deklaruar ai në emisionin Pressing.
Reçica është shprehur përmes një metafore për VV-në në mërgatë.
“Normal ata kanë gjetur shesh për përshesh dhe i kanë marrë ato vota dhe kanë dalë siç kanë dalë”, ka thënë ai tutje.
Sipas Reçicës, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur që të marr votat që i ka marrë deri tani në mërgatë, si rezultat i angazhimit të drejtpërdrejtë të PDK-së me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës.