Një femër e cila u aksidentua para dy ditësh në Fushë-Kosovë ka vdekur dje në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Aksidenti kishte ndodhur më datë 16 tetor, teksa viktima ka ndërruar jetë një ditë më pas.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.