• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova s’është e gatshme për padi ndaj Serbisë

27/06/2022 - 07:40:10
Kosova s’është e gatshme për padi ndaj Serbisë

Kosova nuk është gati dhe nuk ka një draft të gatshëm që ta padisë shtetin serb për gjenocidin e kryer gjatë luftës së vitit 1998-99, thonë njohësit e çështjeve juridike në vend, të cilët thonë se kërkohet përgatitje edhe nga ekspertët të së Drejtës Ndërkombëtare Penale.

Ndonëse kanë kaluar mbi 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, avokatët thonë se ekziston rreziku që faktet për krime të lufte të zhduken.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se me një angazhim më të madh, faktet për krime lufte mund të prezantohen më lehtë.

“Secili mund të bëjë një kërkesë padi për gjenocid ndaj një shteti tjetër por kjo donë përgatitje adekuate dhe profesionale, sepse nuk është lehtë me bind Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për një shtet që ka kryer gjenocid duke pasur parasysh praktikën e kësaj gjykate, rastet e mëhershme në lidhje me Bosnjën, Kroacinë, e kështu me radhë. Kërkon përgatitje të ekspertëve të së Drejtës Ndërkombëtare Penale, gjasat teorike ligjore janë, por mendoj se ende nuk jemi gati ne, nuk besoj që është mbledhur një ekip profesional për të bërë përmbledhjen e fakteve, analizën ligjore dhe përgatitjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë”.

“Nuk e di sa janë të faktuara të mbledhura dhe të dokumentuara veprimet që kanë ndodhur gjatë luftës, besojë që me një angazhim të madh mund t’i gjejmë faktet, t’i faktojmë ato faktet, duhet të përmblidhen, të ndërlidhen dhe të bëhet lidhja kallzuale mes veprimit dhe pasojës dhe te involvimi i shtetit të jugosllavëve serb në atë kohë për përpjekjen e tyre për ë depërtuar shqiptarët, për të pastruar Kosovën nga shqiptarët. Mendoj që ekzistojnë parakushtet në rastin e Kosovës, me rastin e depërtimit të tyre, vrasjeve të shumta, sidomos depërtimi i shqiptare është një ndër elementet që plotësohet për t’u konsideruar gjenocid apo përpjekja për të bërë gjenocid, sepse edhe përpjekja për të bërë gjenocid është e dënueshme”.

Ai tha se mund të ketë presion nga ndërkombëtarët për mos padi ku pastaj kjo hyn në domenin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun Kosovë-Serbi e kështu me radhë.

“Mund të ketë presion ndërkombëtar, pastaj kjo hyn në domenin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun Kosovë-Serbi e kështu me radhë. Mund të ketë kërkesa nga shtete të ndryshme, mirëpo deri më tani nuk besojë që ka pasur një kërkesë të tillë sepse e din të gjithë se Kosova nuk është gati dhe nuk ka një draft të gati ndoshta po të kishte një draft të gati nëse do të ishim gati të dorëzojmë, tek atëherë mund të shohim nëse ka ndonjë kërkesë nga ndonjë partner ndërkombëtarë që mos të bëjë një gjë të tillë”, tha Hodaj.

Kurse avokati tjetër, Arbër Jashari, thotë se nuk ka ndonjë përpjekje reale institucionale për përpilimin e një padie për gjenocid.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Nuk po shoh ndonjë përpjekje reale dhe konkrete kur dihet se për përpilimin e një padie të tillë që ka të bëjë me gjenocidin duhet një angazhim tejet i madh i shtetit, duhet funksionalizim i grupeve punuese dhe duhet punë intensive në mbledhjen e fakteve dhe shtrimin e argumenteve. Unë i kam pa disa deklarata por që nuk kanë tingëlluar shumë bindëse që po bëhet një punë konkrete. Sa i përket asaj që a mundet Kosova ta padis Serbinë ajo dihet mirëfilli se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë me Seli në Hagë është organ i Kombeve të Bashkuara dhe Kosova e ka një pengesë të madhe procedurale duke qenë që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara mirëpo përpjekjet për të shtruar një padi kundër shtetit serb për gjenocid nuk duhet të ndalen”.

Tutje shtoi se zbulimi i së vërtetës është në interes të gjithëve, edhe të Kosovës, edhe të faktorit ndërkombëtar, ndoshta nuk është në interes vetëm të shtetit serb.

“Mendoj që zbulimi i së vërtetës është në interes të gjithëve, edhe të Kosovës, edhe të faktorit ndërkombëtar, ndoshta nuk është në interes vetëm të shtetit serb. Nuk duhet të hyhet në këtë fazë pa plan, pa program, pa ide të qarta, pa argumente të forta dhe pa një padi mirë të strukturuar dhe argumentuar, kjo do të ishte shqetësim edhe për ndërkombëtarët. Prandaj mendoj që ndërkombëtarët do të ishin kundër për hatër të disa politikave ditore që t’i bëjnë presion Kosovës të tërhiqet nga një çështje që është elementare, ekzistenciale, por mbi të gjitha është humanitare sepse ata njerëz që janë vra një luftë, viktima të shumta civile është në interes të zbardhe kryesit dhe që shteti serb të paktën të konstatohet si kryes i drejtpërdrejtë dhe i strukturuar i këtyre krimeve”, ka thënë Jashari.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Policinë ushtarake të FSK-së po e trajnon karabinieri italianë

Policinë ushtarake të FSK-së po e trajnon karabinieri italianë

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi