I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.
Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga sot deri më 29 qershor.