Kryetari Gashi uron maturantët e Obiliqit për testin e maturës
Shkrimi i tij i plotë:
“Të dashur maturantë,
E di, se dita e sotme për ju ka filluar shumë herët e mbase nga emocionet e shumta për këtë ditë edhe gjumi nuk ishte i duhur..
Përgjatë këtyre tri viteve me kujtimet e bukura nga bankat shkollore dhe dijen e fituar do të ju shoqërojnë sot në testin e maturës, meqë jemi pak para fillimit të testimit, me lejoni që përzemërsisht të ju uroj fat dhe njëkohësisht të ju konfirmoj se drejtoria Komunale e Arsimit ka realizuar të gjitha përgaditjet për të vijuar sipas rregullave kjo ditë.
Çdo fillim e ka një fund, por edhe çdo fund ka një fillim të ri. Le të jetë ky fillim i mbarë i sukseseve pambarim drejt rrugëtimit profesional!