Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar në Emergjencën e QKUK’së.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.
Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim.
“Po, është pranuar një veteran një gjendje konfuze. Tash do t’ia bëjmë një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora.