Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar është kërcënuar me jetë.
Tahiri ka thënë se është paralajmëruar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për një sulm të mundshëm nga persona jo shtetas të Kosovës por të njohur për AKI-në.
Prishtina dominohet nga e portokallta – Prezantohet ikona Clio e re
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
“Ka qenë java e dytë e dhjetorit ku realisht jam kontaktuar nga AKI-ja ku jam paralajmëruar për një sulm të mundshëm nga persona të cilit nuk ishin shtetas të Kosovës të njohur për AKI-në të cilët qëndronin në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se paralajmërimi për kërcënim nuk ishte vetëm për të.
“Ishin informata që i posedonte AKI-ja e jo informata që i posedonte Prokuroria, ishte paralajmërim për mua dhe një person tjetër. Ka qenë paralajmërim serioz për tre muaj rresht, ku kam qenë në përcjellje të policisë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se ky kërcënim nuk kishte të bënte me Gjykatën Speciale e as me rastin e Astrit Deharit. /Telegrafi/