• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK e quan Albin Kurti servil pas takimit më Mustafën

13/08/2019 - 14:29:00
PDK e quan Albin Kurti servil pas takimit më Mustafën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka komentuar takimin mes Albin Kurtit e Isa Mustafës. Duke pyetur se si ndihen votuesit e VV-së të cilët Albin Kurti i tradhton duke iu lutur Isa Mustafës për partneritet.
“Mbështetësit e tij janë tronditur nga fakti se ai e paska quajtur Isa Mystafën “profesor” dhe i paska uruar punë të mbarë dhe shëndet. Sa qesharake dhe sa ironike”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së.

Ismaili përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si qesharak dhe ironik këtë takim. Sipas tij Albin Kurti e shet veten si të dinjitetshëm e me integritet, por nga frika që të shkojë i vetëm në zgjedhje ai po i përulet “Profesorit” deri në servilosje.

Lexo më shumë

Jarinja, cak për propagandën ruse

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
12
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8

Sipas Ismailit për Kurti një kohë Isa Mustafa nuk ishte “profesor”, por shërbëtor i Rrahman Morinës, Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit. Ishte “argat i Serbisë që po e bosnjëzon Kosovën dhe Esat Pashë që po i falë territore Malit të Zi”.

“Dikur e akuzonte me 72 dosje për krim të organizuar, sot e lajkaton me ofertë për koalicion.Ai tani po e sheh si shpresë njeriun që e akuzonte se “po e zbrazë Kosovën duke e mbytur perspektivën”. Në ditët e tij të arta të huliganizmit nuk i uronte Isa Mustafës punë të mbarë, por rrëzim të mbrapshtë e të dhunshëm. Nuk i uronte shëndet e jetë të gjatë, por qeverisje të shkurtër dhe fund të mjerë duke ia rrezikuar shëndetin me gaz lotsjellës”, ka shkruar ai.

Mes kritikave nënkryetari i PDK-së është shprehur se kreu i VV-së për të prekur pushtetin është në gjendje të shndërrohet edhe në vegël të personit që e luftonte me metodat më të pamoralshme dhe më jodemokratike dhe me të cilin nuk e lidhë asnjë princip apo vlerë përpos frika nga PDK-ja dhe lakmia për privilegje.

Por pavarëisht këtyre tendencave Ismaili ka thënë se këto aleanca tepër joparimore vetëm se do ta rrisin mbështetjen qytetare për PDK-në.

“Rrugëtimi ynë drejt rikonfirmimit si forca më e madhe demokratike në vend është i pakthyeshëm. Ne mbesim rruga e vetme për luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe ndërtimit të një shteti që ofron ardhmëri të sigurt për të gjithë qytetarët e tij”, ka deklaruar ai përmes Facebook—ut.

Gjatë ditës së sotshme Albin Kurti e Isa Mustafa janë parë në njërin prej restoranteve të kryeqytetit. Mediat nuk janë lejuar, por pas takimit të dy kryetarët e partive janë deklaruar përmes llogarive të tyre në Facebook. Të kanë deklaruar se janë në pajtim të plot për shpërbërjen e Kuvendit më 22 gusht dhe të gatshëm për zgjedhjet e reja./Insajderi.com

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Albin Kurti shpalos detaje nga takimi me Isa Mustafën

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
12
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
8
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
5
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës
Lajme

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

November 5, 2025
5
Konjufca, mandatari pa vota të siguruara
Lajme

Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

November 5, 2025
11
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
48
Next Post
Gjilan: Kapet drogë, peshore dhe një mulli

Gjilan: Kapet drogë, peshore dhe një mulli

Më të fundit

  • U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?
  • Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
  • 40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi